Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se ka autorizuar CIA-n të kryejë operacione të fshehta brenda Venezuelës.
Ky njoftim vjen pasi ushtria amerikane, në javët e fundit, ka kryer një seri sulmesh vdekjeprurëse kundër anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe, duke shkatërruar të paktën pesë anije që nga fillimi i shtatorit, ku janë vrarë 27 persona.
Katër nga këto anije kanë ardhur nga Venezuela.
“Unë autorizova për dy arsye, në të vërtetë. Nr. 1, ata i kanë zbrazur burgjet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Trump në Zyrën Ovale të mërkurën vonë.
“Dhe gjëja tjetër, drogat, kemi shumë droga që vijnë nga Venezuela, dhe shumë droga venezueliane vijnë përmes detit”.
Trump tha se administrata “po shqyrton mundësinë e sulmeve tokësore” ndërsa shqyrton sulme të mëtejshme në rajon, por nuk pranoi të thoshte nëse CIA ka autoritetin për të ndërmarrë veprime kundër presidentit Nicolás Maduro.
Të mërkurën, presidenti Venezuelës, Nicolas Maduro, kritikoi ashpër pjesëmarrjen e agjencisë amerikane të spiunazhit në konflikte të ndryshme në mbarë botën dhe bëri thirrje për paqe.
Por pak orë më vonë ai ndryshoi narrativën.
Megjithatë Maduro nuk pranoi të përgjigjej nëse CIA ka autoritetin për ta ekzekutuar.
Në një mesazh drejtuar popullit amerikan, ai tha në anglisht: “Jo luftë, po paqe. Populli i SHBA-së, ju lutem”.