spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
21:05
HomeBotaAmerikaTrump nën presion pas vrasjes së Prettit

Trump nën presion pas vrasjes së Prettit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka konfirmuar se po ruan pamjet nga kamerat trupore (body-cam) që lidhen me vrasjen e Alex Prettit, një infermier 37-vjeçar i kujdesit intensiv (ICU), i cili u qëllua për vdekje nga agjentë të Border Patrol gjatë një përleshjeje në Minneapolis të shtunën. Ngjarja ka nxitur reagime të forta dhe shqetësime serioze, si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët.

Presidenti Donald Trump deklaroi të hënën se po dërgon në Minnesota të ashtuquajturin “border czar”, Tom Homan, për të menaxhuar operacionet e ICE në terren dhe për të koordinuar hetimet. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Homan do të jetë gjithashtu i përfshirë në një hetim shumëvjeçar për mashtrime me fonde sociale në shtet.

- Advertisement -

Ndërkohë, Gjykata Federale e Distriktit për Minnesotën mbajti sot dy seanca dëgjimore të ndara: njëra për të parandaluar shkatërrimin e provave që lidhen me vrasjen e Prettit, përfshirë pamjet nga body-cam, dhe tjetra për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Minnesotës për t’i dhënë fund dislokimit të agjentëve federalë në shtet.

Presidenti Trump konfirmoi gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike “të mirë” me guvernatorin e Minnesotës, Tim Walz (D), duke sinjalizuar një ulje të tensioneve. Zyra e Walz njoftoi se biseda ishte “produktive” dhe se Trump kishte premtuar të diskutojë me DHS për të garantuar një hetim të pavarur shtetëror mbi vrasjen e Alex Prettit, si dhe për të shqyrtuar reduktimin e pranisë së agjentëve federalë në Minnesota.

- Advertisement -

Administrata Trump po përballet me kritika të vazhdueshme lidhur me mënyrën e trajtimit të rastit. Senatori republikan Ted Cruz deklaroi se Shtëpia e Bardhë duhet të tregojë më shumë kujdes në përshkrimin e vrasjes së Prettit, ndërsa guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, bëri thirrje për “ribralancim” të politikave të zbatimit të ligjit për emigracionin.

Kryebashkiaku i Minneapolisit, Jacob Frey (D), tha se ka zhvilluar një bisedë “shumë të mirë” me presidentin Trump dhe se i ka kërkuar atij përfundimin e Operacionit “Metro Surge”. Sipas Frey, Trump ka pranuar se situata aktuale “nuk mund të vazhdojë”, ndërsa disa agjentë federalë pritet të largohen nga qyteti që të martën. Megjithatë, ai theksoi se qyteti do të bashkëpunojë në hetime penale, por jo në “arrestime jokushtetuese apo zbatim të ligjit federal të emigracionit ndaj fqinjëve tanë”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat