spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:33
HomeEkonomiTrump njofton hyrjen në fuqi të vendimit për 25% të taksave për...

Trump njofton hyrjen në fuqi të vendimit për 25% të taksave për makinat e importuara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e tyre që vijnë në SHBA.

Trump tha se tarifat e fundit do të hyjnë në fuqi më 2 prill, bashkë me tarifat për bizneset që importojnë automjete që fillojnë të nesërmen. Taksat për pjesët janë vendosur të fillojnë në maj ose më vonë.

- Advertisement -

Presidenti tha se masa do të çonte në “rritje të jashtëzakonshme” për industrinë, duke premtuar se do të nxiste vende pune dhe investime në SHBA.

Por analistët kanë thënë se masa ka të ngjarë të çojë në mbylljen e përkohshme të prodhimit të rëndësishëm të makinave në SHBA, rritjen e çmimeve dhe tendosjen e marrëdhënieve me aleatët.

- Advertisement -

Lëvizja e fundit e Trump kërcënon të përmbysë tregtinë globale të makinave dhe zinxhirët e furnizimit.

SHBA importoi rreth tetë milionë makina vitin e kaluar – që përbën rreth 240 miliardë dollarë në tregti dhe afërsisht gjysmën e shitjeve të përgjithshme.

Meksika është furnizuesi kryesor i makinave në SHBA, e ndjekur nga Koreja e Jugut, Japonia, Kanadaja dhe Gjermania.

Shumë kompani amerikane të makinave kanë operacione edhe në Meksikë dhe Kanada, të krijuara sipas kushteve të marrëveshjes së gjatë të tregtisë së lirë ndërmjet tyre.

Tarifat e reja për pjesët e makinave nga Kanadaja dhe Meksika janë të përjashtuara, ndërsa doganat dhe patrullat kufitare të SHBA-së kanë krijuar një sistem për të vlerësuar detyrimet, tha Shtëpia e Bardhë.

Të mërkurën, aksionet e General Motors ranë afërsisht 3%, ndërsa Stellantis – pronari i Jeep dhe Chrysler – ranë 3.6%.

Në një postim në X, Elon Musk tha se Tesla do të prekej nga masat.

Plani i Trump për tarifat e makinave është i fundit në përpjekjen e tij më të gjerë për të mbrojtur bizneset amerikane dhe për të nxitur prodhimin brenda SHBA.

Por ndërsa masat mund të mbrojnë bizneset vendase, ato gjithashtu rrisin kostot për bizneset që varen nga pjesët nga jashtë.

Analistët kanë vlerësuar se kostoja e një makine të bërë duke përdorur pjesë vetëm nga Meksika dhe Kanadaja mund të shtojë 4000-10000 dollarë kostos së saj në varësi të automjetit, sipas Anderson Economic Group.

Trump u tha gazetarëve se tarifat do të ishin “të përhershme” dhe përsëriti arsyetimin e tij se: “Nëse e ndërtoni makinën tuaj në Shtetet e Bashkuara, nuk ka tarifa”.

Kryeministri i Japonisë, eksportuesi i dytë më i madh në botë i makinave, tha se do të vendosë “të gjitha opsionet në tryezë” në përgjigje të tarifave.

Aksionet e prodhuesve japonezë të makinave – përfshirë Toyota, Nissan, Honda – ranë të gjitha të enjten.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat