Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-të janë në “negociata shumë serioze” me Izraelin dhe Hamasin për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
“Mendoj se ekziston mundësia që të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Ekipi ynë është atje tani. Fjalë për fjalë çdo vend në botë e ka mbështetur planin. Ka një shans të vërtetë që ne të mund të bëjmë diçka”, shtoi ai.
Trump u pyet se çfarë garancish mund të jepte që Izraeli nuk do të rifillonte ofensivën e tij në Gaza pasi të liroheshin pengjet.
“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur. Kemi shumë pushtet dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që të gjithë t’i përmbahen marrëveshjes”, tha ai.