spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:16
HomeEx-BRSSInvazioniTrump paralajmëron Ukrainën, derisa Rusia pranon planin e tij

Trump paralajmëron Ukrainën, derisa Rusia pranon planin e tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve për propozimin e tij për ndërprerjen e luftës në Ukrainë.

“Ne kemi një plan. Ne mendojmë se kemi një mënyrë për të arritur paqen. Ai do të duhet ta miratojë atë. Në një moment ai do të duhet të pranojë diçka”, tha Trump para gazetarëve.

- Advertisement -

Derisa Zelensky gjendet në një situatë jo të favorshme, në Rusi plani është pritur me pozitivitet.

Në takimin me kabinetin e tij të sigurisë, presidenti rus Vladimit Putin tha se Rusia është e gatshme të pranoj planin.

- Advertisement -

“Ne jemi të gatshëm të tregojmë fleksibilitetin që na kërkohet”.

Ai shtoi se Ukraina dhe aleatët e saj evropianë ende kanë “një iluzion se Rusia mund të mposhtet strategjikisht” – dhe paralajmëroi se më shumë qytete ukrainase do të bien nën kontrollin rus.

Duke përmendur fatin e qytetit verilindor të Kupyanskut – të cilin Rusia pretendon se e ka pushtuar – Putin shtoi se skenari atje “do të përsëritet” vazhdimisht nëse luftimet vazhdojnë.

“Jemi të kënaqur me këtë, sepse na çon në arritjen e qëllimeve të operacionit ushtarak special [pushtimi në shkallë të plotë] me mjete ushtarake”, shton Putin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat