PEZESHKIAN SHKON NË NEW YORK — TRUMP HAP DERËN PËR TAKIM MES LUFTËS SHBA–IRAN
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian pritet të udhëtojë të martën drejt New Yorkut për sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në një moment jashtëzakonisht të tensionuar në marrëdhëniet mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Administrata Trump ka lejuar Pezeshkianin, ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe një delegacion të kufizuar iranian të hyjnë në SHBA për takimin e OKB-së, në përputhje me detyrimet amerikane si vend pritës i selisë së Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, diplomatëve iranianë u janë vendosur kufizime në lëvizje dhe aktivitete jashtë zonave të përcaktuara.
Trump ndërkohë ka sinjalizuar se do të ishte i hapur për një takim me Pezeshkianin në margjinat e Asamblesë, ndërsa tensionet vazhdojnë dhe perspektiva e një armëpushimi mbetet e paqartë.
Veçmas, Trump ka planifikuar edhe takim me kryetarin e New Yorkut, Zohran Mamdani. Deri tani nuk eshte konfirmuar që Mamdani do të jetë pjesë e një takimi Trump–Pezeshkian, por qe presidenti Trump i ka në agjenda të takimeve.



