spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:47
HomeBotaAmerikaTrump po del të ketë humbur më shumë besueshmëri se që është...

Trump po del të ketë humbur më shumë besueshmëri se që është pritur, pas debatit presidencial

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Debati mes Kamala Harris dhe Donald Trump i përmbushi të gjitha pritjet, me përballje të ashpra midis të dy kandidatëve. Sipas sondazheve, Kamala Harris doli fituese e plotë nga ky duel.

Gjatë debatit, kandidati republikan “përsëriti disa herë gënjeshtra dhe lajme të rreme”. Duke u nisur me çështjen e abortit, Trump deklaroi se një guvernator demokrat kishte thënë: “Bebja do të lindë, dhe ne do të vendosim në atë moment.” Në fjalët e tij, ai shtoi: “Do ta ekzekutojmë beben,” një pohim që, nëse do të ishte i vërtetë, do të përbënte infanticid dhe është i paligjshëm në të 50 shtetet amerikane.

- Advertisement -

Një tjetër lajm i rremë që Trump përmendi ishte pohimi se gjatë presidencës së Joe Biden-it, kriminaliteti në SHBA kishte “shënuar rritje të madhe.” Megjithatë, kjo del të jetë e pavërtetë. Me shifra për të mbështetur këtë fakt, kriminaliteti ka rënë gjatë presidencës së Biden-it.

Së fundmi, Trump sulmoi emigrantët, duke thënë se emigrantët e paligjshëm po marrin kontrollin e qyteteve dhe po kryejnë akte dhune, ndërkohë që në realitet, kriminaliteti ka rënë në SHBA dhe emigrantët e paligjshëm kryejnë më pak krime se mesatarja.

- Advertisement -

Ai madje u përqesh kur tha se emigrantët po hanin qen dhe mace në një qytet të Ohajos, një koment që nxiti buzëqeshjen e Kamala Harris.

by: Storm-rks + mediat Amerikane

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat