Presidenti amerikan Donald Trump tha se “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, kur u pyet nëse SHBA-të do t’u bashkohen sulmeve izraelite ndaj Iranit.
“Askush nuk e di se çfarë dua të bëj. Por mund të them këtë: Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë”, shtoi Trump.
Deklarimet e tij vijnë pasi më parë, udhëheqësi suprem i Iranit e paralajmëroi Trumpin për “dëm të pariparueshëm” nëse SHBA-të bashkohen me sulmet izraelite.
Nga ana tjetër Izraeli tha se ende po godet objektiva iraniane, përfshirë selinë e sigurisë së brendshme – ndërsa Irani paralajmëron njerëzit në qytetin izraelit të Haifës të largohen.
Irani ka qëlluar me raketa Izraelin në një valë të re sulmesh, raportojnë mediat shtetërore iraniane, duke pretenduar se raketat kanë depërtuar me sukses në mbrojtjet izraelite.
Ushtria izraelite nuk e ka pranuar ndonjë sulm të tillë, por gjithashtu thotë se ka lëshuar raketat e veta në një bazë raketash iraniane.



