spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
05:02
HomeEx-BRSSInvazioniTrump pritet të shpallë planin për armatosjen e Ukrainës, i dërguari i...

Trump pritet të shpallë planin për armatosjen e Ukrainës, i dërguari i tij mbërrin në Kiev

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se presidenti amerikan Donald Trump, do të njoftojë një plan të ri armësh për Ukrainën gjatë ditës së sotme.

Mediumit Axios, duke cituar dy burime të njohura me çështjen, shkruan se presidenti amerikan pritet ta armatosë Kievin, në një ndryshim të madh nga qëndrimi i tij i mëparshëm.

- Advertisement -

Ky ndryshim vjen pasi Trump tha të dielën se do të dërgonte raketa mbrojtëse ajrore Patriot në Ukrainë.

Këto ishin të nevojshme, tha Trump, sepse Presidenti rus Vladimir Putin “flet bukur, por pastaj i bombardon të gjithë në mbrëmje”.

- Advertisement -

Trump nuk tha se sa sisteme Patriot planifikonte të dërgonte në Ukrainë, por tha se do të rimbursohej për koston e tyre nga BE-ja.

“Ne do t’u dërgojmë atyre Patriotët, të cilët u nevojiten me dëshpërim, sepse Putini me të vërtetë i habiti shumë njerëz”, tha Trump.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar më shumë aftësi mbrojtëse për të shmangur sulmet e përditshme nga Rusia.

Sot poashtu në Kiev ka mbërritur i dërguari i Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg.

“Ne mirëpresim përfaqësuesin special të Presidentit të SHBA-së, Keith Kellogg, në Ukrainë. Mbrojtja, forcimi i sigurisë, armët, sanksionet, mbrojtja e popullit tonë, forcimi i bashkëpunimit midis Ukrainës dhe SHBA-së – shumë tema për bisedë. Rusia nuk dëshiron të ndalë zjarrin. Paqja përmes forcës është parimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe ne e mbështesim këtë qasje”, shkroi në një postim në Telegram, Andriy Yermak, shef i stafit të presidentit Volodymyr Zelenskyy.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat