spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
10:02
HomeAmerikaTrump2Trump qetëson Evropën: Nuk do t'i tërheqë trupat amerikane, kurr nuk është...

Trump qetëson Evropën: Nuk do t’i tërheqë trupat amerikane, kurr nuk është diskutuar kjo

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai do të mbështeste vendosjen e trupave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë.

“Nëse ata duan ta bëjnë këtë, është mirë. Unë jam i gjithi për të. Nëse ata duan ta bëjnë këtë, mendoj se është, do të ishte mirë”, u tha ai gazetarëve në Mar-a-Lago, Florida, duke vënë në dukje se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë shprehur të hapur për ta bërë këtë.

- Advertisement -

Por sqaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të merrnin pjesë me trupa ushtarake.

Mes shqetësimeve për të ardhmen e trupava amerikane të stacionuara nëpër Evropë, përfshirë edhe Kosovën, Trump qetësoi kontinentin, duke thënë se një gjë e tillë nuk është diskutuar asnjëherë.

- Advertisement -

“Askush nuk më ka kërkuar që të largoj të gjitha trupat amerikane nga Evropa nëse do të kishte një marrëveshje paqeje, kështu që nuk mendoj se do të duhej ta bënim këtë. Nuk do të doja ta bëja këtë. Por kjo pyetje nuk është ngritur kurrë”, tha Trump kur u pyet nga gazetarët.

Trump i karakterizoi bisedimet e së martës me zyrtarët rusë si “shumë të mira”, duke shtuar se vendi “dëshiron të bëjë diçka”.

“Ata duan të ndalojnë barbarizmin e egër. Si Rusia dhe Ukraina, ata po humbasin mijëra e mijëra ushtarë, dhe shumë njerëz janë vrarë gjithashtu”.

Në lidhje me takimin me Putin, Trump tha se ai “ndoshta” do të takohet me homologun e tij Vladimir Putin para fundit të shkurtit.

Presidenti Donald Trump kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky derisa dha mbështetje që në Ukrainë të mbaheshin zgjedhjet.

Këto komente Trump i bëri gjatë prezantimit të vendimit për shkarkimin e rreth 130 punëtorë të Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat