spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
04:37
HomeBotaTrump sfidon Perëndimin – Prof. Halili: Fuqitë po rindajnë botën

Trump sfidon Perëndimin – Prof. Halili: Fuqitë po rindajnë botën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prof. Dr. Zenun Halili, njohës i sistemit amerikan të qeverisjes dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas rikthimit të Donald Trump dhe lëvizjes së tij MAGA në skenën politike amerikane, duke paralajmëruar për pasojat globale që kjo do të sjellë.

Sipas Halilit, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon një largim të qartë nga vlerat tradicionale të Perëndimit, si bashkëpunimi ndërkombëtar dhe tregtia e lirë, në favor të një kursi më autoritar dhe nacionalist.

- Advertisement -

“Administrata e re vepron mbi një grup vlerash që nuk janë më në përputhje me aleatët perëndimorë. Kjo po e zhvendos qendrën e vendimeve drejt një logjike të fuqisë ushtarake dhe të interesit të ngushtë kombëtar”, u shpreh Halili.

Ai theksoi se Trump ka përdorur fuqinë presidenciale në mënyrë të pashembullt, me 140 urdhra ekzekutivë brenda 100 ditëve të para, pavarësisht mbështetjes nga një Kongres republikan.

- Advertisement -

“Ritmi dhe drejtimi i këtyre veprimeve tregon një strategji të mirëkalkuluar për të ndryshuar rendin global”, tha ai.

Halili vëren gjithashtu një përputhje ideologjike mes qëndrimeve të Trump, qasjes autoritare të Rusisë dhe modelit të kontrollit të Kinës. “Kemi hyrë në një epokë ku fuqitë e mëdha po rivendosin sferat e ndikimit bazuar në forcën ushtarake dhe jo në marrëveshje shumëpalëshe”, përfundoi ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat