spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:53
HomeBotaTrump thotë se Izraeli ka rënë dakord për armëpushimin 60-ditor në Gaza

Trump thotë se Izraeli ka rënë dakord për armëpushimin 60-ditor në Gaza

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Izraeli ka rënë dakord për “kushtet e nevojshme” për të finalizuar një armëpushim 60-ditor në Gaza.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se gjatë armëpushimit të propozuar, SHBA-të do të “punojnë me të gjitha palët për t’i dhënë fund Luftës”.

- Advertisement -

“Katari dhe egjiptianët, të cilët kanë punuar shumë për të ndihmuar në sjelljen e paqes, do ta paraqesin këtë propozim përfundimtar. Shpresoj… që Hamasi ta pranojë këtë marrëveshje, sepse nuk do të përmirësohet – VETË DO TË PËRKËQESOHET”, shkroi Trump.

Izraeli nuk e ka konfirmuar se ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje dhe nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Hamasi.

- Advertisement -

Njoftimi i Trump vjen përpara një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të planifikuar për javën e ardhshme, në të cilin presidenti amerikan ka thënë se do të jetë “shumë i vendosur”.

Presidenti amerikan tha të martën se besonte që Netanyahu donte t’i jepte fund armiqësive në Gaza.

“Ai dëshiron. Mund t’ju them se ai dëshiron. Mendoj se do të kemi një marrëveshje javën tjetër”, shtoi Trump.

Të martën, Ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer, do të takohej në Uashington me të dërguarin special të SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe Zëvendëspresidentin JD Vance.

Më parë, ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, i tha BBC-së se Izraeli ishte “absolutisht” gati për një armëpushim.

Duke folur në kanalin BBC News, Danon tha se Hamasi po “luante ashpër”.

“Po ushtrojmë presion mbi Hamasin dhe nëse ata nuk ulen në tryezën e bisedimeve, e vetmja mundësi që do të kemi për të rikthyer pengjet është të ushtrojmë më shumë presion ushtarak”, tha Danon.

“Lufta do të mbarojë kur pengjet të kthehen në shtëpi”, shtoi ai.

Rreth 50 pengje izraelite janë ende në Gaza, të paktën 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë.

Javën e kaluar, një zyrtar i lartë i Hamasit i tha BBC-së se ndërmjetësit kanë shtuar përpjekjet për të arritjen e një armëpushimi të ri dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza, por se negociatat me Izraelin mbeten të bllokuara.

Komentet e Trump vijnë menjëherë pasi Izraeli urdhëroi evakuime në Gazën veriore përpara rritjes së veprimeve ushtarake.

Të paktën 20 palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit në një kafene buzë detit në qytetin e Gazës të hënën, sipas mjekëve dhe dëshmitarëve okularë.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat