Javi Galan është futbollisti më i ri i Osasunës.
Mbrojtësi i krahut të majtë vendosi që të mbyllte aventurën me Atletico Madrid, për të nisur një të re me klubin tjetër të LaLiga.
Për të siguruar shërbimet e tij, Osasuna ka paguar 500 mijë euro.
Ndërkohë që për 10-fish më shumë, ai ishte blerë nga Atletico në vitin 2023, pra për 5 milionë euro.
Megjithatë, 31-vjeçari nuk ishte më në planet e trajnerit Diego Simeone, duke e detyruar që të niste një aventurë të re.



