Tetë të mitur janë arrestuar në Malishevë, meqë janë përfshirë në një rrahje ndërmjet tyre. Në rast dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.
Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Malishevë 14.11.2024 – 14:05. Janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.