Partia gjermane e ekstremit të djathtë ka paraqitur një padi në një procedurë urgjente kundër shërbimit të inteligjencës së brendshme për klasifikimin si “parti e sigurt ekstremiste e djathtë”, njofton Bild.
AfD i kishte dërguar Shërbimit për Mbrojtjen e Kushtetutës një paralajmërim të premten, ku i kërkoi që të fshihen njoftimet përkatëse dhe të korrigjohen.
Nëse kjo nuk ndodhte deri sot në orën 8 të mëngjesit, AfD do t’i drejtohej gjykatës.
Zyra ligjore Höcker, në emër të udhëheqjes së partisë AfD, kërkon “të ndalohet që paditësja të klasifikohet, të vëzhgohet, të trajtohet, të hetohet dhe/ose të drejtohet si një përpjekje e sigurt ekstremiste e djathtë”.
Madje nëse Shërbimi për Mbrojtjen e Kushtetutës nuk tërhiqet, ky fundit kërcënohet me një “gjobë deri në 10.000 euro” për çdo rast të mosrespektimit.
Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e kishte klasifikuar të premten AfD-në, “si një përpjekje të sigurt ekstremiste e djathtë për shkak të karakterit të saj ekstremist dhe mohues të dinjitetit të njeriut”.
Më parë, shërbimi i inteligjencës e kishte trajtuar partinë si rast i dyshuar.
Padia pritet të shqyrtohet në instancën e parë të Gjykatës Administrative në Këln, ku ka selinë edhe Zyra Federale.