spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
22:26
HomeSiguriaPoliciaU xhiruan duke rrezikuar veten gjatë lëvizjes me vetura, u kërcet gjoba...

U xhiruan duke rrezikuar veten gjatë lëvizjes me vetura, u kërcet gjoba nga policia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, ekipet e trafikut rajonal në Prishtinë pas njoftimeve dhe denoncimeve nga qytetarët për kundërvajtjet e dokumentuara në trafik të kryer nga persona të ndryshëm, ka ndërmarr veprime ligjore ndaj personave që rrezikojnë sigurinë rrugore.

Sipas policisë, personat e përfshirë në rrezikimin e sigurisë rrugore, kanë pranuar gjobat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës, ka ndërmarr veprime ligjore ndaj personave që rrezikojnë sigurinë rrugore dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ofrimin e informatave relevante që kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë. Personat e përfshirë në rrezikimin e sigurisë rrugore, si në fotot e bashkangjitura kanë pranuar gjobat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe masa aktive ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë personave që nuk respektojnë rregullat në trafikun rrugor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat