spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:37
HomeEx-BRSSInvazioniUdhëheqësit evropian shqyrtojnë mundësitë e garantimit të sigurisë, derisa Ukraina përballet me...

Udhëheqësit evropian shqyrtojnë mundësitë e garantimit të sigurisë, derisa Ukraina përballet me sulme të ashpra

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat evropiane shkruajnë se udhëheqësit evropianë po shqyrtojnë një mundësi të re për të mbuluar sigurinë e Ukrainës në rast të një marrëveshjeje paqeje.

Ndaj këtyre diskutimeve ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se Kievi ka nevojë për “përgjigje të qarta”.

- Advertisement -

“Kush do të na ndihmojë të mbrohemi në tokë, në ajër dhe në det nëse Rusia vjen përsëri?. Dhe si saktësisht mund të merrni pjesë. Po ju kërkoj të përcaktoni rolin tuaj. Është e rëndësishme që Presidenti Trump të shohë se ne në Evropë jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për t’i dhënë fund luftës, tha ai në një takim virtual me presidentin polak dhe udhëheqësit e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Danimarkës.

Ai përsëriti gjithashtu thirrjet e tij për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, duke i ndërlidhur edhe sulmet e fundit në Kiev.

- Advertisement -

“Kjo është përgjigjja e Putinit ndaj thirrjeve të botës për të ndaluar luftën. Rusia refuzoi të ndalonte vrasjet – ata madje i thanë ‘jo’ Presidentit Trump. Po shohim sinjale negative nga Rusia në lidhje me një samit të mundshëm të liderëve. Sinqerisht, mendojmë se Putini është ende i interesuar vetëm në vazhdimin e kësaj lufte. Pikërisht për këtë arsye na duhet presion i ri dhe i fortë mbi Rusinë – sanksione të ashpra, tarifa të forta, si nga Evropa ashtu edhe nga Amerika”.

Nga sulmi i djeshëm rus në Kiev u vranë të paktën 23 persona, përfshirë një fëmijë dy vjeç, thanë zyrtarët ukrainas.

Sipas autoriteteve, ky sulm, i cili ishte pjesë e sulmit të dytë më të madh ajror ndaj Ukrainës gjatë luftës, përfshinte 598 dronë dhe 31 raketa.

Shtëpia e Bardhë tha se Donald Trump “nuk ishte i lumtur për këtë lajm, por as nuk ishte i befasuar”, duke pasur parasysh se të dy vendet kishin qenë në luftë për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, Uashingtoni i ka dhënë dritën jeshile një shitjeje të mundshme të raketave kruz.

Është një paketë që mund të kushtojë rreth 825 milionë dollarë dhe Pentagoni tha se është i përbërë nga 3,350 raketa municionesh sulmi me rreze të zgjatur veprimi.

Kjo përfshin gjithashtu komplete udhëzimi GPS dhe mbrojtje nga lufta elektronike për armët, të cilat kanë një rreze veprimi prej “disa qindra” miljesh, tha një nga prodhuesit.

Volodymyr Zelenskyy tha më parë këtë muaj se Kievi ka siguruar 1.5 miliardë dollarë nga aleatët evropianë për të blerë armë amerikane.

Pentagoni tha se shitja përfshin pajisje mbështetëse, softuer për planifikimin e misioneve, pjesë këmbimi dhe mbështetje teknike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat