Disa udhëtar shqiptar kanë rënë pre e një grabitje në Gjermani.
Mediumi i njohur Bild, raporton se grabitja e pazakontë ndodhi rreth orës 3:40 të mëngjesit të së hënës në autostradën A93 në lagjen Kelheim.
Sipas informacioneve të këtij mediumi, tre të dyshuarit përdorën semaforët për të detyruar minibusin, i cili barte dhjetë pasagjerë dhe një shofer, të dilte nga autostrada A93 në daljen e Aiglsbach (Bavari) dhe ta ndalonte atë në një parking për udhëtarët.
Grabitësit më pas dolën nga automjeti i tyre dhe u bënë sikur po kryenin një inspektim të automjetit.
Megjithatë, sipas policisë, burrat e armatosur dyshohet se kërkuan para dhe dokumente nga pasagjerët.
Sipas policisë, askush nuk u lëndua në grabitje, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të thotë se sa para vodhën kriminelët.
“Pas grabitjes, të dyshuarit ikën me një makinë kompakte të bardhë VË në drejtim të Mynihut”, tha një zëdhënës i policisë për BILD.
Automjeti i autorëve thuhet se kishte një targë me shkurtesën ËR për Ëernigerode (Saksonia-Anhalt).
Pas një hetimi nga zyra e prokurorit publik të Regensburgut, BILD mësoi se autobusi vinte nga Barcelona dhe ishte në rrugë për në Shqipëri nëpërmjet Cyrihut.
Thuhet se të gjitha viktimat janë shtetas shqiptarë.
Përveç parave dhe dokumenteve, sipas informacioneve aktuale, nuk besohet se janë vjedhur sende të tjera.
Deri më tani policia nuk ka pasur sukses në nxënin e grabitësve, ndërkaq Departamenti i Hetimeve Penale të Landshut ka marrë përsipër çështjen dhe ka kërkuar informacione, duke ofruar edhe një numër telefoni: 0871-92520.



