spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
02:47
HomeSiguriaPoliciaUdhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në aeroportin “Adem Jashari”

Udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në aeroportin “Adem Jashari”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një sasi e konsiderueshme e cigareve është sekuestruar nga Dogana e Kosovës në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, të dielën në mesditë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka theksuar se sekuestrimi ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional, sigurimit të informacioneve nga zyrtarë doganorë dhe në bashkëpunim me stafin e X-Rey të aeroportit.

- Advertisement -

“Në shkuarje për në Londër është ndaluar një femër e cila kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të mbushur me pako të cigareve. E njëjta është kontrolluar nga ana e zyrtarëve të X-Rey në prezencë të zyrtarëve kompetentë, ku në bazë të aparatit të kontrollit është detektuar se në çantën e krahut ka një sasi të konsiderueshme të pakove me cigare”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se udhëtarja shtetase e Shqipërisë, përpos çantës së krahut që kishte me vete, në check-in në aeroport, kishte dorëzuar edhe një valixhe në të cilën dyshohej se posedonte po ashtu pako me cigare.

- Advertisement -

“Udhëtarja e ndalur është dërguar në zyrën e doganës për të vazhduar me procedurat e mëtejme, ku pas kontrollit edhe të valixhes së dorëzuar në check-in, e njëjta ka rezultuar se posedon pako me cigare. Pas kontrollit janë sekuestruar gjithsej 104 boksa (shteka) cigare “Malboro e kaltër” dhe 20 boksa “Karelia Slims” me banderola të shtetit të Shqipërisë, të cilat ishin të padeklaruara në Doganën e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Pakot e cigareve janë sekuestruar dhe rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime të mëtejme sipas procedurave të parapara ligjore.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat