spot_img
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
22:57
HomeKosovaUk Lushi: Kosova do të bënte mirë ta zgjidhte Thaçin president, por...

Uk Lushi: Kosova do të bënte mirë ta zgjidhte Thaçin president, por…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Veprimtari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po e “keqpërdor” SHBA-në, në “në fushatën e saj” edhe për një mandat në krye të shtetit.

Lushi ka thënë edhe se, cilido qytetar i vendit që kualifikohet për president, do të bënte çka kërkon SHBA-ja dhe se nuk i shkel interesat e Kosovës.

- Advertisement -

“Kosova do të kishte bërë mirë të zgjidhte Hashim Thaçin President, por nëse politikanët në Kosovë nuk kanë guxim dhe dituri të kuptojnë këtë veprim, duhet të zgjedhin dikë që propozon opozita”, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga Vjosa Osmani Sadriu në fushatën e saj edhe për një mandat presidencial.

Zgjidhe cilindo qytetar që kualifikohet për President/e të Kosovës dhe ai apo ajo do të bënte çka kërkon Amerika dhe nuk shkel interesat e Kosovës.

Gjithashtu Amerika punon me këdo që e vendos Kosova në krye të shtetit.

Presidenti apo Presidentja e Kosovës duhet të pasqyrojë arealin dhe konzensusin politik në Kosovë, jo ambiciet personale të dikujt.

Partitë në Kosovë nuk duhet të bien pré e pretendimit se Amerika e do një kandidat/e kukull.

Kosova do të kishte bërë mirë të zgjidhte Hashim Thaçin President, por nëse politikanët në Kosovë nuk kanë guxim dhe dituri të kuptojnë këtë veprim, duhet të zgjedhin dikë që propozon opozita.

Liderët duhet të jenë shërbëtorë të shtetit dhe jo të bëjnë shtetin instrument për karrierë duke bërë fushatë me sensitivitetin e proamerikanizmit të sinqertë të shqiptarëve kudo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat