spot_img
E enjte, 12 Shkurt, 2026
23:35
HomeKosovaPresidencaUltimatumi i Kurtit për Vjosa Osmanin: Duhen 80 vota për Presidentin

Ultimatumi i Kurtit për Vjosa Osmanin: Duhen 80 vota për Presidentin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prapaskena: Kushti që tronditi Presidencën

Burime brenda koalicionit bëjnë të ditur për storm• se takimi i fundit mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nuk ka qenë aq i përzemërt sa duket në fotografi. Në kërkim të mandatit të dytë, Osmani ka marrë një përgjigje të prerë dhe matematike nga mandatari për Kryeministër.

Mesazhi i Kurtit ishte i qartë: “Nëse dëshiron të rizgjedhesh presidente, siguroi edhe 30 vota nga subjektet e tjera. Vetë nuk mund të të bëjmë, sepse na duhen 80 deputetë fizikë në sallë për të evituar dështimin e procesit!”

- Advertisement -

Pse është ky një problem?

Sipas Kushtetutës, për zgjedhjen e Presidentit kërkohet një kuorum prej 2/3 të deputetëve (80 veta) të jenë të pranishëm në sallë. Edhe pse LVV ka numra të konsiderueshëm, pa mbështetjen e opozitës ose minoriteteve, Vjosa Osmani rrezikon të mbetet jashtë zyrës më të lartë të shtetit. Ky “ultimatum” i Kurtit po shihet si një lëvizje për të larë duart nga dështimi i mundshëm, duke ia lënë barrën e negociatave vetë Osmanit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat