spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
11:31
HomeKosovaUlutash pret gjeneralin grek, në fokus siguria në Kosovë dhe rajon

Ulutash pret gjeneralin grek, në fokus siguria në Kosovë dhe rajon

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

KFOR-i ka njoftuar se komandanti i misionit, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në Prishtinë gjeneralmajorin Alexandros Koufopoulos, komandant i Divizionit të 2-të të Këmbësorisë së Mekanizuar të Greqisë, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe rolin e KFOR-it në Kosovë.

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë gjeneralmajorin Alexandros Koufopoulos, komandant i Divizionit të 2-të të Këmbësorisë së Mekanizuar të Forcave të Armatosura të Greqisë.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, ndërsa Ulutash riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.

- Advertisement -

Po ashtu, ai shprehu mirënjohje për kontributin e kahershëm të Greqisë në misionin e KFOR-it.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat