Reperi i famshëm Unikkatil ka qenë në një lidhje dashurie me modelen kosovare Vjosa Pllana, por historia e tyre ka marrë fund.
Viktor Paloka, i njohur botërisht si Unikkatil, gjithmonë ka qenë mjaft i rezervuar sa i përket jetës së tij private, por së fundmi janë zbuluar detaje rreth një romance të gjatë.
Burimet kanë siguruar fotografi që dëshmojnë afërsinë dhe lidhjen e ngushtë mes reperit dhe modeles së njohur kosovare, Vjosa Pllana, duke konfirmuar thashethemet që qarkullonin në rrjet.
Pavarësisht intensitetit të kësaj marrëdhënieje, bëhet e ditur se dashuria mes tyre tashmë i përket së kaluarës, pasi çifti i ka dhënë fund lidhjes prej një kohe të konsiderueshme.



