spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:00
HomeSportUnited bie në Londër

United bie në Londër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Manchester United pësoi disfatë 2-1 ndaj West Ham, në sfidën e Premier League të mbajtur në Londër.

Skuadra nga Manchesteri u tregua e rrezikshme pas 9 minutash lojë, por Garnacho nuk pati saktësinë e duhur për të realizuar.

- Advertisement -

Në minutën e 31-të, Dalot bën të pabesueshmen, teksa me portën e boshatisur, nuk ia del që të dërgojë sferën në rrjetë.

Me shifrat e bardha përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më interesant.

- Advertisement -

Të besuarit e Lopeteguit kaluan në epërsi në minutën e 73-të. Një aksion mjaft i bukur i West Ham u shndërrua në gol nga Samervill.

“Djajtë e kuq” vendosën ekuilibrat me Casemiron në minutën e 81-të, i cili nuk fali nga fare pranë portës.

Vendasit fituan penallti në minutën e 90-të, 11-metërsh që u përkthye në gol nga Bowen.

Me këtë rezultat, Manchester United është në vendin e 14-të, ndërsa West Ham në vendin e 13-të.

Në ndeshjet e tjera, Chelsea kaloi 2-1 pengesën e Newcastle, duke korrur kështu një sukses të rëndësishëm, ndërsa Tottenham u mposht 1-0 nga Crystal Palace.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat