Në një operacion të përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, katër persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, përkatësisht fajde dhe organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm.
Operacioni policor, i realizuar në mëngjesin e sotëm (më 19 shtator 2024) të cilin lajm e publikoj si eksluzive “STORM-rks“, përfshiu kontrolle në tre lokacione në Prishtinë, ku të dyshuarit A.A., S.A., E.G. dhe A.G. akuzohen për kërcënimin dhe detyrimin e viktimave për përfitime të kundërligjshme financiare përmes fajdes dhe bixhozit të paligjshëm.
Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar prova të shumta, përfshirë sasi të mëdha të parave kesh, pesë automjete, telefona celularë dhe pajisje elektronike. Pas intervistimit, të arrestuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Për më shumë detaje, mund të shihni pamjet e operacionit të Policisë së Kosovës në këtë videolink.
by: STORM-rks + Profili zyrtare i PK-së