spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:16
HomeSiguriaPoliciaUra e Badovcit hapet pa testim, Policia interviston të dyshuarin

Ura e Badovcit hapet pa testim, Policia interviston të dyshuarin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë intervistuar një të dyshuar për shkak të lëshimit për qarkullim të Urës së Badovcit pa e testuar fare.

Sipas Policisë, se Ura e Badovcit është lëshuar pa u testuar është konfirmuar pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore.

- Advertisement -

Rasti është cilësuar si “mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.

“Badovc, Magjistralja Prishtinë-Gjilan / 31.12.2024 – 10:00. Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat