Florida e SHBA-ve po përballet me uraganin Milton, një stuhi e kategorisë së 3-të, duke sjellë edhe më shumë dëme në këtë zonë tashmë thuajse të shkatërruar nga uragani Helene.
Erërat e forta me shpejtësi deri në 160 km në orë, solli shumë tornado e goditi shumë qytete të këtij shteti.
Zonën Tampa është në situatë të vështirë shkaku i shirave të mëdha, sasia e të cilëve ishte deri në 41 centimetra, çka shtyri Shërbimin Kombëtar të Motit që të paralajmërojë përmbytje të shpejta.
Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji në Florida.
“Ne kemi humbur disa jetë”, tha Sherifi i Qarkut St. Lucie, Keith Pearson për mediat, por nuk mund të jepte numrin e saktë të viktimave.
Florida perëndimore i ka të freskëta shkundjet e uraganit Helene nga i cili mbetën të vdekur 230 persona.



