spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:22
HomeSportUrrejtja ndaj shqiptarëve, FFK deponon ankesë në UEFA

Urrejtja ndaj shqiptarëve, FFK deponon ankesë në UEFA

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar ankesë në UEFA për thirrjet kundër Kosovës në ndeshjet e Nations League mes Çekisë e Shqipërisë dhe Serbisë e Zvicrës.

FFK ka dënuar shfaqjen e banderolave provokuese ndaj Kosovës.

- Advertisement -

“Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër shfaqjen e banderolave me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim” si dhe thirrjet kundër Kosovës dhe shqiptarëve që u dëgjuan gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Serbi-Zvicër dhe Çeki-Shqipëri. Këto akte të papranueshme, e të cilat po ndodhin në vazhdimësi nga tifozë serbë dhe tifozë të disa vendeve tjera që janë të afërta me grupet e tilla serbe, nuk kanë vend në futboll dhe në asnjë arenë sportive, pasi përhapin urrejtje dhe përçarje mes popujsh e shtetesh. Rikujtojmë se incidentet e tilla janë në kundërshtim të plotë me vlerat që UEFA dhe komuniteti ndërkombëtar i futbollit përfaqësojnë. Futbolli duhet të shërbejë si platformë e fuqishme për promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe vlerave të barazisë kudo. FFK, si anëtare e barabartë me federatat e shteteve tjera, ka përgatitur ankesën zyrtare për në UEFA, me dëshmitë e të gjitha shkeljeve e ofendimeve që u bën ndaj shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme për të dënuar në mënyrë sa më të ashpër skenat e tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre në të ardhmen. Stadiumet e futbollit duhet të shërbejnë si arena spektakli për tifozët e mirëfilltë e jo si vend për të shpërfaqur irredentizëm, racizëm e ofendime të llojllojshme”, ka shkruar FFK. “FFK mbetet besnike e promovimit të vlerave, respektit e solidaritetit në sport dhe do të angazhohet në çdo nivel që të sigurojë se këto akte do të dënohen nga mekanizmat e futbollit ndërkombëtar”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat