spot_img
E diel, 19 Tetor, 2025
20:21
HomeKosovaUshtarë amerikanë e gjermanë të KFOR-it stërviten me helikopterë “Black Hawk” në...

Ushtarë amerikanë e gjermanë të KFOR-it stërviten me helikopterë “Black Hawk” në jug të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtarët e këmbësorisë gjermane të KFOR-it, të mbështetur nga aviacioni amerikan dhe njësitë për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD) nga Komanda Rajonale Lindje, zhvilluan stërvitje me zbarkim me helikopter në pjesën jugore të Kosovës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s.

“Helikopterët UH-60 Black Hawk vendosën trupat në mbështetje të një patrulle të pavarur. Stërvitja përmirësoi lëvizshmërinë e shpejtë ajrore, procedurat e zbarkimit dhe koordinimin midis ekipeve të këmbësorisë, aviacionit dhe EOD-së, duke forcuar ndërveprimin dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet kontingjenteve gjermane dhe amerikane”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Përmes aktiviteteve të tilla të përbashkëta, KFOR-i thotë se “vazhdon ta ruajë kohezionin dhe efektivitetin e forcave të saj shumëkombëshe, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”.

KFOR përsërit se “vazhdon ta zbatojë mandatin e sajpër të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” dhe se “punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat