spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:44
HomeSiguriaUshtriaUshtarët e FSK-së, gati për të nisur trajnimin e ukrainasve

Ushtarët e FSK-së, gati për të nisur trajnimin e ukrainasve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ekip i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar  në kuadër të operacionit “Interflex”, është shfaqur me flamurin e Kosovës në Ditën e Pavarësisë, krah ushtarakëve britanikë.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka shpërndarë fotografitë duke ka njoftuar se ky ekip tashmë e ka përfunduar trajnimin fillestar dhe është gati për të filluar me trajnimin e ushtarëve ukrainas.

- Advertisement -

“Ekipi i fundit i FSK-së INTERFLEX ka përfunduar trajnimin e tyre fillestar në Thetford të Mbretërisë së Bashluar . Ata tani janë gati dhe të përgatitur për të ofruar trajnimin bazik të këmbësorisë për ukrainasit që u mundëson atyre  të kthehen në Ukrainë dhe të mbështesin vendin e tyre gjatë konfliktit që po vazhdon”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, e cila me këtë rast ka uruar pavarësinë e Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

- Advertisement -

Autoritetet e Kosovës muajin e kaluar kishin njoftuar se  kontingjenti i radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të zbarkoj në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex.

Operacioni Interflex është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.

Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribuues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas, thuhej në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat