spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
11:42
HomeSiguriaUshtriaFSK ngrit kapacitetet, ushtarët trajnohen si snajperë

FSK ngrit kapacitetet, ushtarët trajnohen si snajperë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se komanda e Droktrinës dhe Stërvitjes, ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e  Liderit Luftarak”, e cila është realizuar nga Qendra e Stërvitjes Profesionale.

Nga FSK është bërë e ditur se ky kurs profesional, është realizuar me qëllim të ngritjes së kapaciteteve taktike operacionale të pjesëtarëve të FSK-së.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i pemë dhe bar

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e  Liderit Luftarak”

Kursi Bazë për Snajper u realizua nga Qendra e Stërvitjës Profesionale, ky kurs profesional u realizua me qëllim të ngritjes së kapaciteteve taktike operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, duke u trajnuar për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibre të ndryshme ndërsa Kursi i Liderit Luftarak u realizua nga Shkolla e nënoficerëve ku gjatë kursit, pjesëmarrësit kaluan trajnim intensiv në fushat e udhëheqjes ushtarake, planifikimit operacional, komunikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të procedurave taktike në terren. Përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët demonstruan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat