spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:45
HomeKosovaUshtarët që na bëjnë krenar

Ushtarët që na bëjnë krenar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Togeri i FSK-së diplomon në ShBA

Togeri Islam Bajramaj ka përfunduar me sukses kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky kurs ka për qëllim përgatitjen e oficerëve në teknikat dhe taktikat për të drejtuar dhe udhëhequr një togë.

- Advertisement -

Gjatë kursit, përveç ushtarëve amerikanë, kanë marrë pjesë edhe ushtarakë nga vende të ndryshme, përfshirë Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, Tajlandën, Koreën e Jugut, Uruguain, Singaporin, Libanin dhe Hungarinë.

Togeri Bajramaj është vlerësuar për rezultatet e tij të shkëlqyera dhe ka marrë çmimin “Studenti Ndërkombëtar më i Mirë” (International Honour Graduate Student). Gjithashtu, ai ka hyrë në listën e komandantit (Commander’s List), duke treguar përkushtim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm gjatë këtij procesi arsimor.

- Advertisement -

Kjo arritje është një shembull i shkëlqyer i dedikimit dhe angazhimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe konfirmon angazhimin e tyre për t’u përgatitur në mënyrë të përkryer për detyrat që i presin.

by: Storm-rks + MMPortal

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat