spot_img
E mërkurë, 11 Mars, 2026
00:17
HomeKosovaUshtria e Kosovës feston 6 vjetorin, Haradinaj: E gatshme të shërbejë për...

Ushtria e Kosovës feston 6 vjetorin, Haradinaj: E gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri si anëtare e NATO-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës ka dëshmuar se është një forcë e përkushtuar dhe profesionale të shërbejë edhe përtej kufijve tonë.

Kështu ka thënë Haradinaj në 6-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Ushtria e Kosovës ka dëshmuar se është një forcë e përkushtuar dhe profesionale të shërbejë edhe përtej kufijve tonë, e gatshme për të kontribuuar për paqe e siguri kudo në botë. Objektivi ynë strategjik afatshkurtër mbetet anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, dhe këtë rrugë do ta ndjekim me përkushtim dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. Në këtë përvjetor po e rikthej në vëmendjen tuaj, një fjalë time nga zemra, ditën kur u formua Ushtria”, ka thënë Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat