spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:27
HomeSiguriaUshtriaUshtrimi ndërkombëtar “Defender Europe 25” kulmon me Ditën e Vizitorëve të Shquar

Ushtrimi ndërkombëtar “Defender Europe 25” kulmon me Ditën e Vizitorëve të Shquar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Poligonin e Stërvitjes në Babaj të Bokës, në Gjakovë, mbahet sot Dita e Vizitorëve të Shquar, në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe 25”.

Ngjarja do të jetë e hapur për media ku të pranishëm do të jenë edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore si dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s e oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shteteve pjesëmarrëse në ushtrim.

- Advertisement -

“Forca e Sigurisë së Kosovës me këtë rast, përmes skenarëve do të shfaq gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

“Defender 25” është ushtrim që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe është stërvitja më e madhe që zhvillohet në Evropë, me përfshirjen e më shumë se 25 mijë trupave nga SHBA-ja dhe vendet partnere.

- Advertisement -

Ndërkaq, ushtrimi në vendin tonë ka nisur nga 25 maji ku Kosova përveç si mikpritëse, po merr pjesë edhe me afërsisht 1 mijë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat