spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
07:48
HomeKosovaUta Ibrahimi dhe Mrika Nikçi në pullat e reja postare të Postës...

Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikçi në pullat e reja postare të Postës së Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Posta e Kosovës, të martën përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar në qarkullim formatin e ri të pullave postare “Alpinistet e Kosovës – Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi”.

Ky emision i pullave postare i kushtohet alpinizmit kosovar dhe grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje historike, kanë ngritur emrin dhe flamurin e Kosovës në majat më të larta të botës.

- Advertisement -

Motivet e dy pullave postare prezantojnë dy alpinistet kosovare të rangut botëror: Uta Ibrahimi, e cila arriti të bëhet gruaja e parë nga Ballkani që ka ngjitur 14 majat mbi 8.000 metra, si dhe Mrika Nikqi, alpinistja më e re kosovare që po ashtu preku majat më të larta të botës, përfshirë majën Everest.

- Advertisement -

Me guxim, përkushtim dhe vizion, Uta dhe Mrika e kanë vendosur Kosovën në hartën globale të alpinizmit. Dy sportistet e jashtëzakonshme janë simbole të ambicies së pakufishme dhe dëshmi se ëndrrat e mëdha nuk njohin moshë. Shembulli i tyre mbetet frymëzim për alpinistët e të gjitha brezave.

Posta e Kosovës vazhdon të promovojë vlerat sportive të vendit në botë, duke ftuar koleksionistët, institucionet, bizneset dhe qytetarët ta pasurojnë koleksionin e tyre me këtë emision të veçantë filatelik, i cili do të jetë në qarkullim postar deri në konsumim të plotë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat