Vajza e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, Besiana, ka ndarë një foto të rrallë me të atin e ndjerë.
Në ditën që Kadare do të mbushte 89 vjeç, Besiana shkruan që është hera e parë që babai i saj ka ditëlindjen dhe nuk është më i kësaj bote.
“89 vjeç. Sot është herë e parë që babi ka ditëlindjen por nuk është më i kësaj bote…”, shkruan ajo, krahas fotografisë që e ka shoqëruar me simbolikën e zemrës dhe të lutjes.

Postimi i plotë:
89 vjeç. Sot eshte here e pare qe babi ka ditelindjen por nuk eshte më i kesaj bote… 💔 🙏



