Vajza e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka zënë vendin qendror në paradën ushtarake të mbajtur në Sheshin “Kim Il Sung” në Phenian, duke zyrtarizuar praktikisht statusin e saj si pasardhëse e regjimit.
Gjatë paradës së mbajtur më 25 shkurt 2026 për të përkujtuar Kongresin e 9-të të Partisë, media shtetërore publikoi foto të dyshes të veshur me pallto lëkure të zeza të ngjashme. Ajo që ra në sy ishte fakti se vajza e diktatorit ecur krah për krah me të në qendër, ndërsa bashkëshortja e Kim, Ri Sol-ju, qëndroi prapa. Inteligjenca e Koresë së Jugut raporton se emri i saj i vërtetë mund të jetë “Kim Ju-hae”, ndryshe nga çfarë dihej deri më sot si “Ju-ae”.
Parada pa raketa: Një lëvizje strategjike? Në këtë paradë morën pjesë rreth 15,000 trupa, përfshirë njësi që raportohet se ishin të dislokuara në luftën e Ukrainës. Megjithatë, raketat ndërkontinentale (ICBM) munguan në pamjet e publikuara. Ekspertët sugjerojnë se ky ishte një veprim i qëllimshëm për të mos provokuar SHBA-në, duke u fokusuar në moralin e brendshëm dhe krenarinë e regjimit.
Plani i ri i “Mbrojtjes” 5-vjeçare Kim Jong-un shpalli një plan ambicioz që përfshin teknologjitë më të avancuara të kohës:
-
ICBM-të: Zhvillimi i raketave që lëshohen nga nëndetëset bërthamore.
-
Inteligjenca Artificiale (AI): Sisteme fluturuese sulmuese pa pilot (dronë AI).
-
Lufta Hapësinore: Pajisje për të sulmuar satelitët e armikut në kohë krize.
-
Goditja e Jugut: Raketa-hedhës 600mm dhe 240mm si mjete parësore për sulm ndaj Koresë së Jugut.
Analistët paralajmërojnë se bashkëpunimi ushtarak Veri-Rusi po forcohet dita-ditës, duke përfshirë transferimin e mundshëm të teknologjisë ruse të raketave, gjë që e bën kërcënimin e Phenianit shumë më real se kurrë më parë.



