spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:08
HomeRajoniMaqedonia e VeriutValdet Xhaferi kalon në krye të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi”

Valdet Xhaferi kalon në krye të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Valdet Xhaferi ka njoftuar, përmes profilit të tij në “Facebook”, se ka kaluar në krye të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi”.

Xhaferi ka falënderuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti për besimin.

- Advertisement -

“Si njëri nga shumë të rinjtë e të rejat që janë rritur në Akademinë Politike të BDI-së, e ndiej si një nder dhe detyrë të veçantë që të udhëheq këtë institucion, i cili mban me krenari emrin e një figure të shquar si Abdilaqim Ademi – një personalitet që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin organizativ dhe institucional të lëvizjes sonë politike. Dua të falënderoj nga zemra liderin tonë, z.Ali Ahmeti, për besimin e dhënë Një mirënjohje e veçantë i drejtohet familjes së bashkëpartiakut, z.Abdilaqim Ademi, si dhe z.Bejtulla Ademi, për punën dhe angazhimin e tij si drejtor i deritanishëm i Qendrës”, ka shkruar mes tjerash Xhaferi.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të nderuar miq,

Me kënaqësi dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj jush dhe ndaj shtëpisë sonë politike, ju njoftoj se do të marr drejtimin e Qendra Analitike “Abdilaqim Ademi”

Si njëri nga shumë të rinjtë e të rejat që janë rritur në  Akademinë Politike të BDI-së, e ndiej si një nder dhe detyrë të veçantë që të udhëheq këtë institucion, i cili mban me krenari emrin e një figure të shquar si Abdilaqim Ademi – një personalitet që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin organizativ dhe institucional të lëvizjes sonë politike.

Dua të falënderoj nga zemra liderin tonë, z.Ali Ahmeti, për besimin e dhënë 🤝

Një mirënjohje e veçantë i drejtohet familjes së bashkëpartiakut, z.Abdilaqim Ademi, si dhe z.Bejtulla Ademi, për punën dhe angazhimin e tij si drejtor i deritanishëm i Qendrës.

Me besimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve, jam i bindur se së bashku do të përballojmë çdo sfidë dhe do të arrijmë sukseset e objektivat tona të përbashkëta.

Faleminderit nga zemra ❤️

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat