spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:51
HomeSportValencia arrë e fortë për mbretërit

Valencia arrë e fortë për mbretërit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Real Madrid pësoi një humbje të hidhur në shtëpi, pasi u mposht nga Valencia me rezultatin 2-1.

Një disfatë surprizuese për skuadrën e Ancelottit, në garën për titullin kampion, trofe që bëhet shumë i vështirë për tu arritur.

- Advertisement -

Vinicius kishte mundësinë të zhbllokonte sfidën në minutën e 13-të, por gaboi nga penalltia.

2 minuta më vonë, miqtë gjetën avantazhin, me Diakhaby, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

- Advertisement -

Vinicius barazoi në minutën e 50-të dhe pas kësaj Reali u hodh në sulm në kërkim të përmbysjes.

Valencia përfitoi nga hapësirat mbrapa dhe shënoi golin e fitores me Duro në minutën e 95-të.

Me këtë humbje, Reali mbetet në vendin e dytë me 63 pikë, 3 më pak se Barcelona kryesuese, por katalanasit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat