spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
16:18
HomeBotaVazhdojnë vrasjet e civilëve në Gaza, Hamasi mbështetë qeverinë transitore

Vazhdojnë vrasjet e civilëve në Gaza, Hamasi mbështetë qeverinë transitore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

22 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga mëngjesi i hershëm i kësaj të enjte.

Që nga nisja e konfliktit, numri i të vrarëve ka kaluar 46,000.

- Advertisement -

Derisa negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje që do të mundësonte ndërprerjen e sulmeve dhe vrasjeve, jeta e përditshme në Gaza është një përzierje e vështirësive, traumave të pamëshirshme fizike dhe psikologjike dhe një betejë për mbijetesë, shkruan Storm.

Gjatë 15 muajve, jeta normale ka qenë pothuajse e pamundur. Njerëzit këtu kanë fjetur dhe janë zgjuar nga zhurmat e bombardimeve.

- Advertisement -

Ata kanë humbur shumicën dërrmuese të pronave të tyre, duke përfshirë shtëpitë, bizneset dhe duhet të jetojnë në kampe të hapura, strehimore të improvizuara që nuk kanë të gjitha llojet e nevojave.

Njerëzit këtu besojnë se pasojat e gjenocidit të kryer gjatë luftës në vazhdim do të kenë jehonë për breza.

Në qytetin simbol të kësaj lufte, grupi terrorist Hamas, i ka dhënë mbështetje formimit të një komiteti për të qeverisur me Gazën pas ndaljes së luftës.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Mousa Abu Marzouk, tha se ideja u propozua nga Egjipti, një ndërmjetës kyç në bisedimet indirekte të armëpushimit që po zhvillohen aktualisht midis Hamasit dhe Izraelit.

Sipas Abu Marzouk, ideja u bllokua nga lëvizja Fatah.

“Ne e mbështesim këtë komitet me kusht që ai të formohet nga figura kombëtare dhe të ndershme që nuk janë të korruptuara”, citohet të ketë thënë Abu Marzouk nga Rrjeti Palestinez i Lajmeve Quds.

Çështja se kush do të administrojë Rripin e Gazës pas sulmit të përgjakshëm të Izraelit në enklavë ka qenë një pikë kyçe në negociata.

Vitin e kaluar, fraksionet palestineze nënshkruan një marrëveshje “uniteti kombëtar” që synonte të ruante kontrollin palestinez mbi Gazën sapo të përfundojë lufta.

Marrëveshja, e nënshkruar nga rivalët afatgjatë Hamas dhe Fatah, si dhe 12 grupe të tjera palestineze, hedh themelet për një “qeveri të përkohshme të pajtimit kombëtar” për të sunduar Gazën e pasluftës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat