spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
12:31
HomeBotaVazhdojnë vrasjet e palestinezëve, Izraeli nis sulmet në Liban

Vazhdojnë vrasjet e palestinezëve, Izraeli nis sulmet në Liban

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të paktën 72 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i sotëm, thanë burime mjekësore për Al Jazeera.

Mbrojtja Civile Palestineze njoftoi se Izraeli ka bombarduar një shtëpi katërkatëshe, duke kryer një “masakër” në Jabalia.

- Advertisement -

Zëdhënësi i agjencisë, Mahmoud Basal, tha se të paktën katër persona u vranë dhe rreth 50 të tjerë mbeten të zhdukur nën rrënoja. Ai shtoi se përpjekjet e shpëtimit nuk mund të vazhdojnë pa pajisje të rënda.

Pos në Gaza, Izraeli ka shtrirë sulmet edhe në Liban.

- Advertisement -

Kryeministri i këtij vendi Nawaf Salam, dënoi sulmet izraelite në Libanin jugor, duke vënë në dukje se ato vijnë në një kohë “të rrezikshme” përpara zgjedhjeve komunale në rrethet jugore libaneze.

“Kryeministri Salam thekson se këto shkelje nuk do të pengojnë angazhimin e shtetit për të mbajtur zgjedhjet dhe për të mbrojtur Libanin dhe libanezët”, tha zyra e tij në një deklaratë.

Zgjedhjet janë caktuar për të shtunën dhe pritet të dominohen nga Hezbollahu dhe aleatët e tij. Ka pasur shqetësime në rritje për sigurinë e votuesve, veçanërisht në qytetet kufitare, për shkak të pushtimit të vazhdueshëm izraelit të disa pjesëve të Libanit Jugor.

Salam i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë presion mbi Izraelin që të ndërpresë shkeljet e armëpushimit dhe të tërhiqet plotësisht nga Libani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat