Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon gjykimi për rastin e njohur si “Banjska”, ku disa persona po përballen me akuza për veprën penale të terrorizmit.
Në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe familjarët e të arrestuarve, të cilët po ndjekin nga afër zhvillimet e seancës. Atmosfera në sallë është e qetë, por e ngarkuar, ndërsa mediat janë të pranishme për të përcjellë zhvillimet.
Rasti Banjska ka të bëjë me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës, e cila kishte tronditur opinionin publik dhe kishte shkaktuar tensione të larta politike dhe sigurie në vend.
Do të vijojmë me përditësime të mëtejshme gjatë ditës.