spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
23:32
HomeKosovaVazhdon Intervistimi në Gjilan: Skuadra e Krimit Zgjedhor | Storm-RKS

Vazhdon Intervistimi në Gjilan: Skuadra e Krimit Zgjedhor | Storm-RKS

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

GJILAN – Rajoni i Gjilanit mbetet “vatra” më e nxehtë e hetimeve për vjedhjen e votave të 28 dhjetorit. Edhe sot, dyert e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike janë hapur për serinë e radhës të intervistimeve të asaj që tashmë njihet si “Skuadra e Krimit Zgjedhor”.

Pas ndalimit të 23 personave të parë, burimet e storm• bëjnë me dije se hetuesit po ballafaqojnë komisionerët me dëshmi të reja filmike dhe formularë të falsifikuar që janë siguruar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Ky “serial” i marrjes në pyetje po nxjerr në dritë hollësi të reja rreth mënyrës se si u tjetërsuan votat preferenciale, ku dyshohet se disa kandidatëve u janë shtuar qindra vota brenda pak minutash.

- Advertisement -

Atmoshfera në Gjilan është e tensionuar, pasi çdo dëshmi e re po zgjeron listën e të dyshuarve. Prokuroria është duke shoshitur çdo deklaratë për të parë nëse ka pasur një qendër të përbashkët koordinimi që ka urdhëruar këtë manipulim masiv.

storm• po ndjek hap pas hapi çdo intervistim dhe do t’i publikojë emrat e radhës sapo të konfirmohen masat e reja të ndalimit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat