spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
10:17
HomeKosovaZgjedhjet 2025Vazhdon numërimi i votave me postë, kjo është renditja e partive

Vazhdon numërimi i votave me postë, kjo është renditja e partive

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është duke vazhduar numërimi i votave me postë.

Sipas përditësimit të fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars ora 00:54 janë numëruar 124 kuti të votimit nga 187 sa janë apo 66.31 për qind.

- Advertisement -

Nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.72 për qind apo 21 mijë e 234 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80 për qind apo 12 mijë e 003 vota.

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.98 për qind apo 3 mijë e 213 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate me 3.32 për qind apo 1 mijë e 338 vota.

Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat