spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:22
HomeKosovaZgjedhjet 2025Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kjo periudhë ka nisur më 28 qershor dhe do të zgjasë deri më 29 gusht 2025.

- Advertisement -

Deri më tani, përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org, janë pranuar 1,748 aplikime për regjistrim për votim me postë. Prej tyre, 1,581 janë aprovuar, ndërsa 167 janë refuzuar, kryesisht për shkak të mungesës së fotografisë së aplikuesit me dokument identifikues në dorë.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës është në vullnetin e votuesve, dhe rekomandohet në rastet kur ata dëshirojnë ta kenë qendrën e votimit sa më afër vendbanimit të tyre. Këtë mund ta bëjnë:

- Advertisement -

Përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org, ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në komunën përkatëse.

Ndërkohë, ndërrimi i qendrës së votimit nga një komunë në një tjetër nuk mundësohet drejtpërdrejt nga KQZ, pasi kërkon ndryshim të adresës së vendbanimit në Zyrën e Gjendjes Civile ose përmes platformës E-Kosova. Pas përditësimit të adresës, të dhënat e reja pasqyrohen automatikisht në Regjistrin Qendror Civil dhe më pas në platformën e KQZ-së dhe Listën Votuese.

KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë këtë periudhë për të verifikuar apo ndryshuar Qendrën e tyre të Votimit deri më 29 gusht 2025.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat