spot_img
E martë, 24 Shkurt, 2026
01:15
HomeKosovaEpopeja e UÇK-së, mollë sherri mes veteranëve dhe Qeverisë

Epopeja e UÇK-së, mollë sherri mes veteranëve dhe Qeverisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur të mos jetë pjesë në një “Grup Punues” të Ministrisë së Mbrojtjes, sepse siç thotë kjo thirrje “më shumë i ngjan një “urdhërese” administrative sesa një ftese për bashkëpunim të barabartë institucional”.

OVL UÇK deklaron se pas reagimit të tyre publik “për mospërfshirjen reale të kategorive të dala nga lufta në Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK-së, sot më 23.02.2026 në ora 10:37, pra vetëm pas reagimit tonë, Ministria e Mbrojtjes na ka dërguar një email për pjesëmarrje në një  “Grup Punues””.

- Advertisement -

Tutje, në reagim thuhet se “me Vendimin e datës 20.02.2026, Qeveria ka themeluar Këshillin Shtetëror pa emëruar konkretisht përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, duke lënë vetëm një formulim të përgjithshëm për “një anëtar””.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

REAGIM

Pas deklarimit tonë publik për mospërfshirjen reale të kategorive të dala nga lufta në Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK-së, sot më 23.02.2026 në ora 10:37, pra vetëm pas reagimit tonë, Ministria e Mbrojtjes na ka dërguar një email për pjesëmarrje në një  “Grup Punues”.

Përmbajtja e këtij emaili, ku theksohet se “pjesëmarrja është e domosdoshme”, ka karakter të qartë urdhërues dhe më shumë i ngjan një “urdhërese” administrative sesa një ftese për bashkëpunim të barabartë institucional.

Kategoritë e dala nga lufta nuk janë vartës të asnjë ministrie dhe nuk mund të trajtohen me gjuhë urdhëruese për një ngjarje që buron nga vetë sakrifica e tyre.

Me Vendimin e datës 20.02.2026, Qeveria ka themeluar Këshillin Shtetëror pa emëruar konkretisht përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, duke lënë vetëm një formulim të përgjithshëm për “një anëtar”.

Ky nuk është përfaqësim real, por formal dhe i vonuar.

Epopeja e UÇK-së, që lidhet me sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe rënien heroike në Prekaz, nuk është aktivitet protokollar administrativ, ajo është themel moral dhe historik i shtetit të Kosovës.

Për rrjedhojë, OVL UÇK nuk do të marrë pjesë në këtë “Grup Punues”.

Ne kemi themeluar Këshillin tonë përfaqësues me figura të njohura për kontributin e tyre gjatë luftës sonë çlirimtare dhe do të vazhdojmë organizimin në përputhje me dinjitetin dhe peshën historike që ka kjo ngjarje për kombin tonë.

Historia e luftës sonë nuk administrohet me njoftime të vonuara, ajo nderohet me respekt dhe përfaqësim të barabartë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat