spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
10:44
HomeKosovaDrejtësiaVazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sot pritet që të vazhdojë dëshminë, dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

- Advertisement -

Në seancën e së hënës në Hagë dëshmoi dëshmitari i 124-të i Prokurorisë, Naim Maloku, i cili pos tjerash, u pyet edhe për pozitën e Jakup Krasniqi gjatë luftës.

Maloku tha se Krasniqi ushtroi për të paktën dy muaj pozitën e zëvendëskomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Ai shtoi se këtë pozitë Krasniqi e mbajti në dhjetor të ’98-ës dhe në janar të ’99-ës, derisa u caktua si anëtar i delegacionit në Rambuje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat