spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
05:19
HomeKosovaVazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe, edhe dje Halil Çadraku ka vazhduar me dhënien e dëshmisë. Dje me pyetje përfunduan mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit ndërsa për sot pritet që dëshmitari të merret në pyetje nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

- Advertisement -

Sipas përmbledhjes, dëshmitari iu bashkua UÇK-së afërsisht në mars 1998 dhe kishte role të ndryshme në vende të ndryshme, përshirë në zonën operative të Pashtrikut.

Avokati i Çadrakut, Arianit Koci ishte dje prezent në seancë. Ai ka dhënë kritika ndaj përkthimit. Koci tha se ekipa e përkthimit nuk e njeh kontestin kosovar dhe ky është një problem.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat