Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit po vazhdon, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve.
Sipas të dhënave aktuale, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me gjithsej 2.321 vota. Në vendin e dytë renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.815 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pozicionohet e treta me 847 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet e katërta me 700 vota.
Nga KQZ bëhet e ditur se procesi i rinumërimit po zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të plotë të këtij procesi.




