Po vazhdon përpjekja e 59-të e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Dimal Basha ka bërë të ditur se punimet e seancës do të vazhdojnë aty ku kanë mbetur të martën, me tërheqjen e shortit për kandidatit për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb.
I pari që u tërhoq në short ishte Branislav Nikoliq. Kandidatura e tij nuk mori asnjë votë për, kundër votuan 55 dhe 25 abstenime.
As kandidati i dytë i tërhequr në short, në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, për nënkryetar nga komuniteti serb, Zlatan Elek nuk i ka marrë votat e deputetëve për këtë pozitë. As për kandidaturën e tij nuk pati votë pro, kundër votuan 54 deputetë dhe 19 tjerë abstenuan.
Procesi po vazhdon me tërheqjen e shortit, ku sërish kandidat i tërhequr është Zlatan Elek.